SHKODER: PAKICA SLLAVE FESTON KRISHTLINDJET

ss101996Në kishën e Shën Trinisë, në fshatin Vrakë, pak kilometra larg Shkodrës, një zonë e cila banohet nga komuniteti i pakicave serbo-malazeze, u organizua sot mesha solemne me rastin e krishtlindjeve ortodokse sllave. Ceremoni kjo e përcjellë si zakonisht në dy gjuhë, atë shqipe përmes At Nikolla Petanit, drejtues i kishës ortodokse në Shkodër dhe homologut të tij në Cetinje të Malit të Zi, Radomir Nikçeviç.

Për kreun e shoqatës së pakicës kombëtare serbo-malazeze, “Moraça-Rozafa”, Pavllo Jako, kjo është një nga ditët më të rëndësishme për komunitetin që ai përfaqëson. Jako shpreh kënaqësinë që në meshen e sotme ishte pjesëmarrës edhe një grup i madh fëmijësh.

Radomir Nikçeviç, popi i ardhur nga Cetinja e Malit të Zi për të bashkëcelebruar krishtlindjet sllave me kolegun e tij nga Shkodra, At Nikolla Petani, tha se “çdo ardhje në Shqipëri është një feste e vërtetë, sepse Shqipëria është një vend i bekuar. Kështu që unë ndjehem gjithmonë mirë kur vij këtu. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një ditë si kjo, pra dita e Krishtlindjeve, atëherë ardhja në Shqipëri bëhet edhe më festive”.

Ndërkohë, At Nikolla Petani, si klerik i zonës dhe si prift i kësaj kishe, gjatë prononcimit të tij për ATSH-në, tha se “kjo është ngjarja më e rëndësishmë që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, e cila ndryshoi jetën e të gjithë njerëzve. Le të shërbejë festa e lindjes së zotit Krisht për çdo besimtar t’i sjellë paqen, dshurinë dhe gëzimin në zemrat e tyre”. (Lajmi i fundit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi