Policia e Shkodrës ka nisur të marten një aksion kundër bimëve narkotike. Mësohet se në fshatin Toplanë janë zbuluar dhe asgjësuar me zjarr 6 parcela me kanabis, ose 712 rrënjë.
Aksioni u shtri edhe në fshatin Kir, ku edhe aty u asgjesuan 6 parcela ose 1509 rrënjë kanabis.
Policia e Shkodrës ndërkaq po punon për identifikimin e kultivuesve të kanabisit.
Po sipas të njejtave burime, mësohet se parcelat me kanabis u asgjesuan pas operacionit me helikopter. (Gazeta Metropol)