Shkodran Mustafi është lojtari i parë shqiptar që fiton medaljen e artë në një Kampionat Botëror.
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, me origjin nga Gostivari, ka arritur të shijojë suksesin më të madh të një shqiptari në një Kampionat Botëror.
Anëtari i përfaqësueses së Gjermanisë u shpall kampion në Botërorin e Brazilit.
Shkodrani luajti në tri ndeshje për gjermanët në këtë Botëror, përfshirë atë si titullar ndaj Algjerisë, ku edhe u dëmtua gjatë ndeshjes.