Nga Shkolla e muzikës në Ulqin për Portalin Ul-info është njoftuar që sot, më 23.12.2014, me fillim në ora 19, do të mbahet Koncerti tradicional i Vitit të ri në sallën e këtij institucioni edukativo-arsimor.
Shtohet që të shtunën, më 27.12.2014, me fillim në ora 17, në të njëjtin vend, do të performojë artistja e njohur Iliriana Gjoni, e cila momentalisht jeton në Gjermani.
Në program do të jenë pjesët e Bachut, Mozartit, Beethovenit…
Drejtuesit e Shkollës së muzikës kanë ftuar të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këto koncerte, ndërsa hyrja është e lirë.