Këtë vit shkollor nxënësit e Shkollës së muzikës dhe baletit morën pjesë në 8 konkurse dhe festivale:‘Sirmium Music Fest’- Sremska Mitrovica (online), ‘ Pjetër Gaci’- Shkoder, ULJUS- IX International piano competition- Smederevo (online), festivali i fizarmonikave ‘ Eufonija’ – Novi Sad, “GJIROCLASSICA- Tempo”- Gjirokaster, „Tirana talent”, Sergei Rachmaninoff – Sarajevë (online) dhe në Festivalin e të rinjëve të Malit të Zi– Cetinë.
Nxënësit konkuruan në disciplina të ndryshme, si solo piano, violinë, kitarë, fizarmonikë, solokëndim dhe në duete ku u shpërblyen me 45 çmime dhe 5 lëvdata, nga të cilat 11 çmime speciale, 19 çmime të para, 17 çmime të dyta, 8 të treta dhe 5 lëvdata.