Të premten më 10.05.2024 u mbajt pjesa e parë e seminarit për rëndësinë e dunave ranore të Plazhës së Madhe të Ulqinit, ku së bashku me biologun Dr. Bogic Gligoroviq dhe nxënësit e shkollës së mesme IPSHMK”Vëllazërim -bashkim” Ulqin shëtitëm terrenin (rreth 11km) dhe u njoftuan me zonën e pasur të dunave dhe biodiversitetin e prapavijës së Plazhit të Madh. Po ashtu nxënësit e shkollave të mesme patën mundësinë të mësojnë për llojllojshmërinë e dunave me fokus florën e kësaj zone.
Kjo shetitje sot ishte ballafaqimi i parë serioz i nxënësve me këtë mozaik të pabesueshëm habitatesh të ndryshme në këtë zonë. Ne gjithashtu i njoftuam ata me kërcënimet dhe presionet antropogjene që janë evidente në këtë zonë kyçe të biodiversitetit me rëndësi globale.
Presim me padurim vazhdimin e seminarit ku pjesëmarrësit do të hartojnë dunat e rrezikuara, do të marrin pjesë në heqjen e specieve bimore të rrezikshme për habitatin si dhe do të propozojnë udhëzime dhe ide për ruajtjen e kësaj zone tepër të pasur, ruajtja e së cilës po fiton gjithnjë e rëndësi më të madhe përballë krizës klimatike globale. Deri atëherë, shijoni fotot e ditës sonë të parë së bashku.
Falënderojmë IPSHMK “Vëllazërim-Bashkim” për pjesëmarrjen, gatishmërinë për bashkëpunim dhe interesimin e tyre! Shihemi se shpejti.