Të enjten është publikuar tenderi publik për ndërtimin dhe mobilimin e shkollës për arsim fillor në Sukubinë. Shpallja publike është e hapur deri më 28 gusht, mëson Portali Ul-info.
Vlera e punimeve të cilat, bashkërisht, do ti financojë Qeveria e Malit të Zi, Drejtoria për punë publike, komuna e Ulqinit dhe diaspora e Ulqinit në SHBA, është rreth 300 mijë euro.
“Presim që nga viti shkollor 2016/17 ky objekt të pranojë nxënësit e parë”, njoftuan investitorët.