Qeveria dhe opozita në Mal të Zi formalisht nuk kanë asgjë kundër që Malësia me qendër lokale në Tuz të fitoj statusin e komunës, vetëm që “disa gjëra” nga propozimi i deputetit të FORCËS Genci Nimanbegu duhet të sqarohen, u arrit përfundimi të hënën në mbledhjen e Këshillit për ligjshmëri në Parlamentin e Malit të Zi.
Anëtarët e Këshillit i habit emërtimi Malësi, Tuz. Deputeti i PDS-së Luigj Shkrela me këto fjal u drejtua propozuesit: “Erdhe me propozim e nuk dinë a do të quhet komuna Tuz apo Malësi. Pra nuk di, sepse ke frikë të thuash”, tha Shkrela.
Nimanbegu u përgjigj që bëhet fjalë për emër historik i cili nuk e ndërron thelbin e ligjit. “Le të vendosin vet a do të quhet Malësi apo Tuz. Kjo aspak nuk futet në thelbin e ligjit”, tha ai.
Kishte vërejtje edhe për studimin e qëndrueshmërisë ekonomike të komunës së re, të cilën e refuzoi Kuvendi komunal i Podgoricës. “Elaborati është krejtësisht i justifikueshëm. Është shumë më cilësor se elaborati i komunës së Petnicës”, tha Nimanbegu dhe theksoi “qëndron mbas versionit të ofruar deri sa ti largojë të gjitha dyshimet që PDS qëndron mbas pavarësisë së komunës Tuz-Malësi”.
Shkrela tha që është i ofenduar me mosbesimin ndaj PDS-ën. “Nuk i beson PDS-së? Kujt nuk i beson? Pse je pjesë e pushtetit nëse nuk beson”, i tha Shkrela Nimanbegut.
Deputeti i Forcës përfundoj që sugjerimet dhe kritikat e kolegëve do ti transformoj në amendamente, kështu që Këshilli për ligjshmëri do të vendos më vonë për propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi.