Sot në Kuvendin e Malit të Zi gjatë vendosjes së pyetjeve ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviq në lidhje me ngjarjet që ndodhen para pak kohëve para Parlamentit malazez dhe në tërë qytetit Podgoricës, deputeti Luigj Shkrela shfrytëzoi mundësi të kërkojë ndihmë që në bashkëpunim me pushtetin lokal të ndërmerren masa dhe të ndalohen ngjarjet tragjike në aksin e rrugës regjionale Ulqin-Ada e Bunës dhe anasjelltas.
Ai njëkohësisht apeloi tek të gjithë kompetentët dhe faktorët që të parandalohet lëvizja e pakontrolluar e bagëtisë, gjë që është shkak i aksidenteve të shumta me pasoja fatale dhe i dëmeve të mëdha materiale.
“Një e tillë ndodhi mbrëmë kur humbi jetën vendasi 53-vjeçar Nuo-Toni Selçanin, me ç’rast gruaja dhe dy fëmijë mbetën pa kujdesin e babait. Kjo është viktima e tretë e shkaktuar nga ana e bagëtive në këtë rrugë në një periudhë shumë të shkurtër”, sqaroi Shkrela.








