Shkrela, Haxhibeti dhe Nimanbegu për “Miss Shqipërinë”: AFIRMIM I ULQINIT

Miss Shqiperia 2014Deputeti i Partisë demokratike të socialistëve Luigj Shkrela ka deklaruar që “Ulqinakët duhet të ndjehen të nderuar që një shtet fqinj organizon përzgjedhjen për mis pikërisht në Mal të Zi. Si destinacion turistik neve këto manifestime munden vetëm të na ndihmojnë dhe nuk duhet të kenë asnjë lloj konotacioni politik”, tha ai për “Dan”.

Kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti mendon që nga ky manifestim Ulqini do të ketë dobi të shumëfishtë financiare. “Kur tregoheni si mikpritës i mirë, ai zë dëgjohet larg. Për këtë arsye mendoj që është bërë hap i mirë kur Komuna ofroi të jetë mikpritës i një manifestimi të këtij lloji”, shtoi ai.

Sipas fjalëve të deputetit të Forcës Genci Nimanbegu, çdo gjë që afirmon Ulqinin dhe bukuritë e tija kontribuon në përmirësimin si të komunës ashtu edhe të qytetarëve. “Çdo konotacion tjetër, sidomos ai negativ, nuk janë në vend, janë anakronike dhe nuk janë në pajtueshmëri me momentin aktual”, pohon Nimanbegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi