Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela deklaroi se për herë të parë në histori përfaqësuesi i kësaj parti do të jetë kryetar i Komunës së Ulqinit.
Ai tha se kryetari i ri i Kuvendit të Komunës në afatin jo më vonë se 20 ditë do të caktojë mbledhjen në të cilën do të zgjidhet kryetari i Komunës.
„Kjo mund të ndodh edhe më herët me kërkesë të këshilltarëve të PDS-së“, tha Shkrela në deklaratë për Antena M.