Shkrela: NE BRENGOSEMI PËR TË GJITHË TË PUNËSUARIT

Kuvendi, Skupstina, Luigj ShkreliDeputeti i Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkreli ka deklaruar për Portalin Ul-info se kjo parti në Ulqin është opozitë dhe se në bankat e opozitës nuk ndjehet keq.

Mirëpo, ai tha se PDS-ja, si partia më e fortë në Parlamentin lokal, shpreh brengosjen e madhe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe respekt për të gjithë qytetarët e Ulqinit.

“Por, deklaroi qartë dhe publikisht që me vota të PDS-së nuk do të fshihet përtacia, dembelia ose cila do dukuri tjetër e dëmshme në funksionimin e këtij pushteti të pasuksesshëm”, theksoi Shkrela.

Kuvendi komunal i Ulqinit të shtunën do të diskutojë për marrjen e kredisë prej 4,25 milion euro, prej të cilëve një pjesë do t’i dedikohet pagave të prapambetura të punëtorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi