Shkrela: PDS DO TË JETË OPOZITË DERI NË ZGJEDHJE

14Luidj-Skrelja-Web2„Partia demokratike socialiste do të vazhdoj të jetë opozitë në Ulqin deri në zgjedhje të reja“, deklaroi funksionari i kësaj parti Luigj Shkrela.

Ai për „Dnevne novine“ tha që zgjedhjet në këtë komunë mund të mbahen jo më vonë se në shtator të vitit 2014, duke shtuar që do të ishte më mirë të mbahen në pranverë, kur u planifikuan dhe në shumë qytete tjera malazeze.

„I gjithë faji për gjendjen aktuale në Ulqin është i koalicionit i cili ushtron pushtetin“, tha Shkrela duke theksuar që pushteti i tanishëm e ka merituar të shkoj në të njëjtën mënyrë siç ka ardhur.

Deputeti i „Malit të Zi Pozitiv“ Dritan Abazoviq tha që zgjedhjet në Ulqin është dashur të mbahen nga mesi i nëntorit, por qeverisja i ka penguar. „Kjo është e palejueshme në një shoqëri demokratike dhe dëshmi e papjekurisë që mbizotëron tek ne“, theksoi ai.

Sipas fjalëve të tija, është realisht e pritshme që zgjedhjet të mbahen në pranverë, sepse pushteti aktual nuk i ka prioritet qytetarët. „I vetmi preokupim është si të qëndrojnë një ditë më gjatë në pozitat e veta“, përfundoi Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u