Deputeti i Partisë demokratike të socialistëve Luigj Shkrela do të pyesë kryeministrin Dushko Markoviq të mërkurën se a do të vendoset së shpejti regjimi i veçantë i komunikacionit në pikën kufitare Sukubinë.
Ai mendon se kjo zgjidhje duhet të vlejë për qytetarët e Ulqinit dhe Tivarit të cilët këtë pikë kufitare do ta kalonin pa ndalesa, veçanërisht në muaj e verës.
Kjo pikë kufitare është më e ngarkuara në shtet dhe gjatë vitit aty kalojnë rreth dy milion njerëz.
Kur u hap, para 15 vitesh, është llogaritur që nëpër Sukubinë do të kalojnë rreth gjysmë milioni udhëtarë.








