Deputeti i Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkrela ka deklaruar që “rasti Parking” dëshmon për “aftësinë magjike të ish qeverisjes komunale në Ulqin”.
“Akrobacioni i tillë është tipik vetëm për ato: vendoset gur-themeli për parking-hapësirë, i cili përfundon si objekt afarist. Për këtë mund të na kenë lakmi edhe arkitektët dhe urbanistët botërorë”, shtoi Shkrela.
Ai tha që personalisht përkrah çdo lloj iniciative e cila do të niset për zbardhjen e veprimit të pushtetit komunal për këtë rast. “Me këtë mund të merrej pak edhe prokurori shtetëror”, shtoi Shkrela.









