Shkrela: SHQIPTARËT NUK KANË PËR ÇFARË TË FAJËSOJNË MILLON

2909shkreljaLjProtestat e Shqiptarëve në Njujork të cilët janë organizuar për arsye të mosplotësimit të premtimeve të cilat i dha kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i PDS janë krejtësisht të pajustifikuara, deklaroi deputeti i PDS Luigj Shkrela.

„Protesta nuk është e justifikueshëme dhe pakënaqësia është dërguar në adresë të gabuar. Shumica e Shqiptarëve e njeh Gjukanoviqin si njeri të përcaktuar për udhëheqjen e politikës multinacionale në këto hapësira. Kur bëhet fjalë për pakica Gjukanoviqi nuk ka për çfarë të fajësohet“, tha ai.

“Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por në këtë rast bëhet fjalë për një grup të vogël prej rreth një qind njerëz”, vlerësoi Shkrela.

Sipas fjalëve të tija, shkohet dhe kah realizimi i premtimit për formimin e komunës së pavarur të Tuzit, gjë që ishte motivi kryesor i grumbullimit të protestuesve në Njujork.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi