Lumi Buna ka grykë shumë të gjerë dhe galerat mund të lundrojnë deri në afërsi të Shkodres, shkruan në udhëpërshkrimin e autorit të panjohur nga mesi i shekullit 16.
Duke shpjeguar gjallërinë dhe bukurinë e kësaj zone, shkrimtari thekson se brigjet e Bunës janë të gjelbra, plotë fusha të punuara dhe vende të banuara me njerëz.
Kjo dëshmi është transmetuar në librin e 82-të JAZU nga Zagrebi, të botuar në vitin 1886.