“Bregdeti i Ulqinit është unik në gjithë Adriatikun, i mrekullueshëm dhe në formë jashtëzakonisht të mire”, deklaroi Jonathan Franzen, shkrimtar dhe novelisti i madh amerikan.
Ai kohë më pare vizitoi rajonin si i dërguar i “National Geographic”.
Posaçërisht u fascinua që Ulqini është plot me zogj, dhe pastaj në një intervistë për mediat porositi zyrtarëve në Tiranë: “Ajo që ju duhet të bëni këtu në Shqipëri është që t’i lini rehat në zonat e mbrojtura. Po ta bëni këtë, ata vijnë, madje shpejt. Pastaj riprodhohen dhe ka shumë për të gjithë, thjesht nëse i lini të patrazuar në ato zonat e veçanta. Pra kjo është një mundësi e madhe për Shqipërinë, sepse njerëzit do të vinin nga gjithë Evropa për t’i parë. Në gjithë Evropën nuk ka një vend si ky. Ky vend ka potencialin për të qenë një atraksion i jashtëzakonshëm natyror me plazhet e tij, me ushqimin, me mikpritjen, me malet dhe duke mbrojtur natyrën e duke rregulluar gjuetinë, ai do të kishte mundësi të pabesueshme”.