Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera pakicë kombëtare, Arben Xhurretën, ndodhen në Shkup, në një konferencë rajonale.
Me këtë rast, të enjten kanë biseduar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferin.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën politike dhe të përgjithshme në këto vende dhe u dakorduan për bashkëpunim më të ngushtë të partive të tyre në të ardhmen.