Shoqata „Ana e Malit“: BASHKOHUNI SHQIPTAR

shoqata ana e malitMe vëmendje të veçantë, përcollëm zgjedhjet e parakohëshme të cilat u zhvilluan në Komunën tonë me 26 Janar 2014. Duke pasur parasysh faktin se ishte fushatë e ashpër, mund të konkludojmë që edhe ndonjë rezultat më i mirë në favor të faktorit shqiptar,mbeti për tu dëshiruar. Por, megjithatë, ne kemi akoma shpresë që Ju përfaqësuesit politik të subjekteve politike shqiptare, nuk do të lejoni që qeveria e ardhshme e Komunës tone të drejtohet nga PDS. Që nga viti 1990 pushtetin e kësaj Komune e ushtruan subjektet politike shqiptare dhe ne mendojmë që një gjë e tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen,duke pasur parasysh faktin se shumicën dërmuese të kësai Komune e përbëjnë shqiptarët.

Ne në diasporë, marrim frymë me vendlindjen tonë, andaj edhe apelojmë tek Ju në mënyrë vëllazërore që sa më parë, të merrni iniciativën,për formimin e koalicionit të subjekteve politike shqiptare dhe krijimin e shumicës parlamentare në Kuvendin Komunal të Ulqinit. Pra,e kemi fjalën për bashkëqeverisjen në mandatin e ardhshëm në mes të Forcës së re Demokratike, Koalicionit “Për të Ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Apeli i ynë buron thjeshtë nga ndjenja e dashurisë sonë për vendlindjen dhe të ardhmen e saj. Tani është momenti që Ju të lëni në një anë interesat partiake dhe vendimin Tuaj t’a bazoni në interesat e përgjithshme kombëtare apo në intresat e shumicës shqiptare të Komunës së Ulqinit. Ju jemi drejtuar me këtë rast pasi që Ju është dhënë edhe një mundësi e fundit që gjendjen ta ktheni në tabanin kombëtar dhe që asnjë subjekt politik shqiptar, të mos bëhet derë e hapur për dorëzimin e Komunës. Ju bëjmë thirrje që të shfrytëzoni këtë mundësi në favorin tuaj duke marrë parasyshë se çdo opcion tjetër shkon kundra interesit të pergjithshëm dhe do të mbani përgjegjësi dhe do të merrni gjykimin e përshtatshëm në faqet e historisë. Gjeneratat e ardhshme nuk do t’ju gjykojnë në bazë të asaj se çka është folur,por në bazë të asaj se si keni vepruar dhe koha është tani për të vepruar.Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”
New York

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do