Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” lajmëroj të gjithë ato që të dielën me 9 qershor dëshirojnë të ngjiten në majën e këtij mali këtë gjë ta bëjnë nga fshati Brisk në Krajë. “Për shkak të punimeve në rrugë nuk është e mundur të nisen nga Mikuliqi, edhe pse kemi planifikuar që ky vend të jetë pika nisëse për një pjesë të bjeshkatarëve”, thanë nga kjo organizatë.
Shtojnë që nisja e përbashkët nga Kraja është planifikuar në ora gjashtë të mëngjesit, ndërsa nisja nga Ulqini për në Brisk do të jetë dy orë më herët, gjegjësisht në ora katër.
“Me ngjitjen në malin e shenjtë të Rumisë, javën e dytë të muajit qershor, ringjallim traditën njëmijë vjeçare”, pohojnë nga ShB “Rumia.