Shoqata e gazetarëve profesional: CANKA NË KËSHILLIN DREJTUES

 

Z2101d20Qëllimet kryesore të Shoqatës së gazetarëve profesional të Malit të Zi, e cila sot u formua në Podgoricë, janë respektimi i standardeve gazetareske, mbrojtja e lirisë së fjalës publike dhe përmirësimi i pozitës së gazetarëve, fotoraportuesve dhe kameramanëve.

Në Kuvendin themelues u zgjodh Këshilli drejtues (KD) të cilin e përbëjnë Vesna Rajkoviq Nenadiq, Mustafa Canka, Tufik Softiq, Sead Sadikoviq, Zharko Vujoviq, Milla Radulloviq, Millan Zhugiq dhe Bojan Terziq.

Nga KD i kësaj shoqate është thënë se ajo është formuar në situatën kur në Mal të Zi vetëm në letër ekzistojnë disa shoqata, të cilat nuk janë aktive edhe pse gazetarët janë në pozitë të vështirë dhe për çdo ditë janë të ekspozuar tentativave të ndikimeve të ndryshme.

“Qëllimi i shoqatës është që rezistojë atyre dhe të kontribuojë në përmirësimin e standardeve profesionale të cilat nuk do të varen prej shtetit, pronarëve të medieve, asociacioneve politike dhe atyre të interesit”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së gazetarëve profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi