Nga Shoqata e hotelierëve të Ulqinit kanë lajmëruar që gjatë sezonit problemet më të theksuara ishin zhurma, dilerët e dhomave, lypësit dhe mungesa e rrymës.
“Nuk e di për çfarë arsyesh problemi i zhurmës nuk mund të zgjidhet me vite, sepse do të ishte e mjaftueshme sikur organet shtetërore të bënin punën e vet. I gjithë qyteti vuan për shkak të disa lokaleve”, tha kryetari i këtij asociacioni Gano Resulbegoviq.
Sipas fjalëve të tija, në krahasim me vjet kishte më shumë dilemë të dhomave. “Ky është bërë biznes i madh ku individët fitojnë edhe nga 30 mijë euro. Por, kjo krijon fotografi shumë të keqe, sepse me mysafirë komunikohet pa respekt dhe në nivelin më të ulët”, tha ai për “Dan” duke theksuar që turistët e kanë të pakuptueshme si me orë nuk ka rrymë, e që ndërkohë nuk ka ndodh asnjë fatkeqësi natyrore.
Resulbegoviq shtoi që përmirësimi pozitive janë bërë sa i përket pastërtisë dhe furnizimit me ujë, si dhe që në këtë mënyrë duhet të zgjidhen edhe problemet tjera të cilët negativisht ndikojnë në sezonin turistik.