Mbasi që Ministri i arsimit Sllavolub Stijepoviq ka deklaruar që Qeveria është duke e shqyrtuar mundësinë që nga viti i ardhshëm të ulë çmimet e librave për shkolla fillore dhe të mesme, kanë reaguar nga Shoqata e prindërve.
Sipas fjalëve të drejtoreshës ekzekutive Kristina Mihajlloviq ky nuk është hap i mjaftueshëm në krahasim me kërkesën e tyre që librat për nxënës të shkollës fillore të jenë falas: “Padyshim që shumë pak mund të ndryshohet dhe kjo nuk është zgjidhja dhe nuk duhet të shkohet kësaj rruge. Para së gjithash kjo është shumë larg nga ajo për çka lufton sektori civil dhe nga ajo çfarë është interesi i qytetarëve të Mali të Zi. Shpresojmë që në Kuvend do të miratohet amendamenti që librat gjatë nëntë viteve të jenë falas për të gjithë”, theksoi ajo.
Mali i Zi Pozitiv ka dorëzuar amendamentin për Propozimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për arsim me të cilin kërkohet që nxënësve të shkollës fillore t’u sigurohen libra falas në këtë vend.