Nga Shoqata e ullishtarëve Ulqin kanë njoftuar se as këtë vit, të tretin me radhë, nuk mund të pritet prodhim i mirë i ullishtave.
“Situata nuk është e mire, sepse nuk ka fryte siç është pritur”, tha për “Dan” kryetari i kësaj shoqatë Fikret Katana.
“Nëse është ndonjëfarë ngushllimi, kjo situatë nuk është veç tek ne. Kemi informata që situate e njëjtë është edhe në regjion, konkretisht në Kroaci, prej kun a thërrasin dhe pyesin a ka vaj për shitje”, theksoi ai.
Sipas fjalëve të tija, nga organet kompetente nuk ka përgjigje në apelet për tu shpëtuar ullishta një qind vjeçare në Valdanos. “Për te nuk kujdeset askush dhe kjo gjë është trishtuese”, vlerësoi Katana.