Shoqata “Kalaja” i dërgoi kërkesën kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjekës që nga Kacemja të zhvendoset një figurë artistike prej guri dhe në atë vend të vendoset spiranca ose varka.
“’Figura futuristike’, e cila momentalisht ndodhet në vend, sipas mendimit të shumicës së vendasve, peshkatarëve dhe turistëve nuk i përshtatet kësaj hapësire. Vendasit dhe peshkatarët supersticioz madje mendojnë që ju sjell fatkeqësi”, thuhet në letrën të cilën e nënshkruan kryetari i kësaj OJQ Ismet Karamanaga.
Ai shton se poshtë bedenave të Kalasë sigurisht më mirë do të përshtatej varka, spiranca me zinxhir ose diçka e ngjashme që asocon detin, peshkatarët dhe Mesdheun.