Shoqata MSJA: KONKURS PËR TË RINJTË NGA MALI I ZI, SHQIPËRIA DHE KOSOVA

MSJAShoqata Dr Martin Schneider-Jacoby (MSJA) në bashkëpunim me Akademia e Integrimit Europian (AIEN) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) kanë kënaqësinë të shpallin Konkursin “Ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë.”

Ftojmë të rinj (15-29 vjeç) nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të marrin pjesë duke dërguar një nga format e mëposhtme të aplikimit:

1.Ese/Artikull (deri në 1000 fjalë)

  1. Fotografi (përfshirë një përshkrim të shkurtër ose citim)
  2. Video (deri në 1 minutë kohëzgjatje)
  3. Meme

Të gjitha materialet DUHET të jenë krijime origjinale të pjesëmarrësve në konkurs dhe nuk do të pranohen materiale të tjera si foto të marra nga interneti ose tekste të marra nga artikuj të ndryshëm. Të gjitha aplikimet DUHET të jenë në gjuhën angleze por mund të përfshijnë përkthim në gjuhën e kombëtare të aplikuesit. Materiali i prezantuar duhet të paraqesë një problem, i cili haset në shtetet/rajonet/qytetet respektive. Pjesëmarrësit inkurajohen të prezantojnë çështje mjedisore/klimatike të cilat përfshijnë territore ndërkufitare si psh. në Liqenin e Shkodrës, Mali i Sharrit, etj.

Dërgoni aplikimin tuaj në adresën : info@aien.al deri në 25 korrik 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas