Shoqata “Prindërit”: NË GJYSMËVJETORIN E DYTË ORËT TË ZGJASIN 30 MINUTA

Shoqata “Prindërit” (“Roditelji”) i dërgoi shkresë Institutit për Shëndetin Publik që ora e mësimit nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të zgjasë 30 minuta, ndërsa qëndrimi i Institutit për këtë çështje do të jetë i njohur pas festave.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Malit të Zi gjatë tre ditëve të kaluara ka realizuar hulumtimin mbi qëndrimet e nxënësve/eve për çështjen e zgjatjes së orëve në gjysmëvjetorin edytë.

Siç thanë, në hulumtim morën pjesë mbi 30% e numrit të përgjithshëm të nxënësve/eve të shkollës së mesme në Mal të Zi.

Prej tyre, 7752, apo 93% (7214 nxënës/e) mendojnë se orët duhet të zgjasin 30 minuta.

“Duke pasur parasysh situatën momentale epidemiologjike, e cila në periudhën e ardhshme do të jetë edhe më e keqe, nuk shohim hapësirë për ekspozimin e mëtejmë të fëmijëve ndaj rrezikut për shkak të qëndrimit në shkollë”, thonë në mes tjerash nga Shoqata “Prindërit”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në LINK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”