Dejka është një nga simbolet e Kalasë së Ulqinit. Ky lloj zogu, i gjatë 16-17 cm, është shumë besnike ndaj vendlindjes dhe vjen në të njëjtin vend ku edhe çeli.
Në Kala kjo ndodh rregullisht në fillim të pranverës, gjegjësisht më 20 – 21 mars, gjersa në fund të verës kthehet në jug të Afrikës.
Dejka i kryen të gjitha aktivitetet e veta në ajër, përveç çeljes së zogjve të vegjël. Fluturon rreth 190.000 kilometër në vit.
Hulumtuesit zbuluan se dejka e zezë është në gjendje të kalojë 10 muaj në ajër pa u ulur asnjëherë të vetme.