Në organizim të Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi është mbajtur ndarja e 11 e çmimeve vjetore për kontribut të cilësisë, afirmimit dhe promovimit të ofertës turistike të Malit të Zi “Wild Beauty Award 2015”.
Në kategorinë e plazheve fitues i çmimit “Wild Beauty Award 2015” është plazhi Ada e Bunës.
Në emër të Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” çmimin e pranoi drejtori ekzekutiv Radomir-Mikan Zec.