Në koktejin e fundvitit, i cili të mërkurën, në hotelin „Mediteran“, e organizoi komuna e Ulqinit, janë shpallur policët më të mirë në vitin 2014.
Këtë çmim e fituan pjesëtari i policisë rrugore Besim Rexhoviq, drejtuesi i sektorit të sigurisë Aleksa Koçoviq dhe inspektori i policisë kriminale Blazho Qetkoviq.
Në ndarjen e çmimeve ishin të pranishëm drejtuesi i Policisë së Ulqinit Sead Gjozoviq, shefi i kriminalistikës Arsen Grboviq, dhe drejtuesit e policisë kufitare.