Shpërtheu Sejdo Ismaili: FILLUAN ME MUA

Sejdo (1)Pesë punëtorë të Televizionit Teuta, brenda një viti mbesin pa punë. Të jesh plotësisht i nënshtruar është domosdoshmëri që si duket do ta praktikojë pronari i ri i TVT.

Me presionet, thënë popullorçe “me forcë”, janë vërsul deri sa nuk na kanë larguar, te parin mua, Ilirjana Markashin, Gëzim Ibroçin, dhe para disa ditësh Arijanen Kurmemoviq dhe Suzanën Ganiq.
Të gjithë ne ishim me vendime pune te përhershme.!?
Në 40 vitet e mija nuk e kam gjet veten në një situatë të tillë, për të cilën kam kërkuar një term adekuat, për herë të parë i MOBINGUAR – të MOBINGUAR.
MOBING është fjalë angleze që përdoret kur punëdhënësi në mënyrë direkte apo indirekte bënë presion të vazhdueshëm te punëtori deri sa punëtori te largohet nga vendi i punës.
Po bëj sot këtë reagim që haptas të ju tregoj miqve të mi të Facebook-ut, që MOBINGU ne TVT nuk ka filluar me Suzanën e Arijanën, por me mua! Menjëherë me ardhjen e pronarit te ri, atëherë kur fushata për zgjedhjet lokale ishte në kulmin e saj, unë ne Televizion kisha status të veçantë, këtë e kishin vërejtur edhe kolegë e tjerë të Televizionit. Çdo paragjykim qe kishin ndaj meje, menjëherë e kthenin në akuzë.. si psh:
-Sejdoja e ka prish mikseten që të na dështoj emisioni.
-U vonua emisioni sepse Sejdoja e ka fajin.
-Për çdo gjë qe nuk funksiononte apo nuk shkonte si duhet fajin e ka pas Sejdoja!?
Si rezultat i të gjitha paragjykimeve te tyre, fillimisht me nisen ne pushim vjetor, por para kohës qe isha marr vesh me drejtoreshën Ilmira Lika. I kërkova drejtoreshës arsyen se pse duhet te shkoj ne pushim para afatit qe jemi marr vesh, ajo mu përgjigj – “Ka than Neçkoja – BEZ KOMENTARA”!?
Kur e kam përfunduar pushimin vjetor, vetëm një dite para se te kthehem në punë, me merr në telefon drejtoresha dhe me lajmëron që “Kemi vendos qe TI te vazhdosh me pushim”. Pra të vazhdoj me pushim te dhunshëm, pa pagesë, pa kurrfarë marrëveshje me mua!?
Ajo qe përfundimisht më bëri të kuptoj që kanë për qëllim me kësi lloj presionesh të më nxjerrin nga ai kolektiv ishte momenti kur kolega i kërkon drejtoreshës qe një ditë gjatë kohës kur unë isha ne pushim ta zëvendësoja, sepse ai kishte punë, përgjigja ishte – “Rregulloje si te mujsh por pa Sejdon, te lutem”!?
Pra, me këto sjellje edhe shume të tjera, ma bën me dije qe për te vazhdu punën ne Televizion nuk mjafton ta njohësh punën dhe te jesh punëtor i mire por duhet të jesh dhe plotësisht i nënshtruar politikisht. Këtë ma vërtetoi edhe vet pronari Nexhad Lajka i cili ne bisedën qe kishim para se te largohem nga puna më tha : ”Ti ke punu shumë mirë, por kam pritur nga ti përkrahje me te madhe, ti e di se ku jam unë”.
Unë i thash qe 9 vite kam ne Televizion, me pronar Dino Ramoviqin, te gjithë e kemi ditur se ku është i orientuar politikisht, por qe kurr nuk ka kërkuar prej nesh ta përkrahim ne atë forme. Dinos nuk i pengonte ajo qe ne politikisht kishim mendime te ndryshme, por te funksiononim shume mirë si kolektiv dhe te realizonim 10 emisione javore, ku duhej te kishte vend dhe hapësirë për çdokënd.
Shkurt, ka 1 vjet qe me vullnetin tim u largova nga Televizioni, nganjëherë duke menduar se ndoshta edhe unë mund te jem ne një far mënyrë fajtor. Por, koha tregoi diçka tjetër. Menjëherë me largimin tim, dikush tjetër ishte TARGET. Përafërsisht me te njëjtat metoda vazhduan me Ilirjana Markashim, me Gëzim Ibroçin e tani edhe me Suzanen e Arijanen.
Kush do të jetë tjetër TARGET dhe a do mund të “mbijetojnë” kolegët që akoma vazhdojnë të punojnë, mbetet të shohim në ditët në vazhdim. Gjithsesi, secili prej tyre ka historinë e vet, të cilën ndoshta një ditë edhe ato do ta bëjnë publike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi