Shpërthim në Tivarin e vjetër: BOMBË NË SHTËPINË E MARTIN PESHAL

Autori i panjohur deri tani, ka hedhur të martën, dy orë pas mesnatës, pajisjen shpërthyese në shtëpinë familjare të doganierit në pension Martin Peshal (74), në afërsi të spitalit në Tivar të vjetër.

Për fat të mirë, askush nga banorët e shtëpisë nuk u lëndua, mirëpo është shkaktuar dëm i madh material. Një automjet është shkatërruar, ndërsa në shtëpi janë thyer disa dritare.

Siç transmeton Portal analitika, në momentin kur pajisja ka shpërthyer, Peshal ishte në shtëpi me bashkëshorten dhe nipin e mitur.  Shpërthimi i fortë ka çuar në këmbë të gjithë komshinjtë e Peshalve në Tivar të vjetër.

Martin Peshal tha që askujt nuk i ka bërë keq, kështu që nuk dyshon në askënd.

Zëvendësja e prokurorit themelor Nusreta Arapoviq ka vërtetuar që pajisja shpërthyese është vendosur para shtëpisë dhe që personi i panjohur ka kryer vepër penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi