Shpk „Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Analizat shtesë treguan se uji i pijshëm është higjienikisht i rregullt dhe i sigurt

Lajmërim
– Shpk „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“-Ulqin njofton qytetarët dhe opinionin e gjerë se, pas analizave shtesë të kryera për shkak të devijimeve të mëparshme në cilësinë e ujit, rezultatet e analizave laboratorike me numër OHZE-V-02 të datës 30.06.2025 kanë treguar se uji i pijshëm është higjienikisht i rregullt dhe i sigurt, duke përmbushur të gjithë parametrat e kërkuar të cilësisë.
– Informojmë qytetarët se janë ndërmarrë masa konkrete, përfshirë kontroll më të rreptë të cilësisë, me qëllim që përdoruesit e shërbimeve tona të furnizimit me ujë të kenë ujë sa më cilësor dhe të sigurt për pirje.
Në përputhje me dispozitat dhe standardet në fuqi (Flet. Zyr. e Malit të Zi nr. 64/18, 80/17), Ujësjellësi dhe Kanalizimi Ulqin gjatë sezonit të ardhshëm turistik do të publikojë rregullisht njoftime për cilësinë e ujit të pijshëm, në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Ulqin. Të gjitha masat dhe aktivitetet e ardhshme kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve dhe vizitorëve të Komunës së Ulqinit.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin.
Shpk”Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi