Në ueb faqen e SHPK “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Ulqin nga të hënën në dispozicion për të gjithë konsumatorët e kësaj ndërmarrjeje është mundësia për pagesë online të fakturave.
Konsumatoret tani nuk do të kenë nevojën të shkonin në sportele për pagesa.
Për këtë ndërmarrja ka përgaditur edhe një video material që tregon hap pas hapi gjithë procedurën e pagesave të cilin mund ta shikoni më poshtë.
Pagesat bëhen duke vizituar ueb faqen e ndërmarrjes https://vik-ulcinj.me/ e pastaj duke përzgjedhur linkun Pagesa e llogarisë ose duke vizituar drejtpërdrejt linkun https://vik-ulcinj.me/racun-faktura/sq/.
Konsumatorët mund të zgjedhjin njërën nga në tre gjuhët për përdorim gjatë pagesave: shqipe, malazeze ose atë angleze.