Shpk ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Shumë parregullsi të identifikuara gjatë inspektimit, procedurat janë nisur

KUMTESË PËR OPINIONIN

Të nderuar qytetarë,

Ndërmarrja e “Ujësjellës dhe kanalizime” – Ulqin informon opinionin se gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara në ditët e fundit në territorin e Komunës së Ulqinit, janë konstatuar raste të shumta të lidhjeve të paligjshme, ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, manipulimeve me instalimet dhe formave të tjera të keqpërdorimit të sistemit të furnizimit me ujë.

Këto veprime përbëjnë shkelje të ligjit, dëmtojnë infrastrukturën publike, rrezikojnë funksionimin normal të sistemit të ujësjellësit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë për qytetarët që i përmbahen rregullave.

Ndaj të gjithë personave tek të cilët janë konstatuar shkelje, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse, përfshirë ngritjen e kallëzimeve penale dhe masave të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi.

Njoftojmë opinionin se aksioni i kontrolleve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha zonat e Komunës së Ulqinit. Ekipet e autorizuara do të kryejnë inspektime të rregullta në terren dhe ndaj çdo personi që konstatohet se ka realizuar lidhje të paligjshme ose ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin e ujësjellësit do të merren masa të menjëhershme ligjore, duke përfshirë shkëputjen nga rrjeti, faturimin e dëmit të shkaktuar dhe kallëzimin penal pranë organeve kompetente.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos kryejnë lidhje të paligjshme apo çfarëdo ndërhyrjeje në sistemin e ujësjellësit dhe të raportojnë çdo rast të tillë. Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e infrastrukturës së përbashkët janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe garantojnë një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë.

Shpk ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi