SHPK “Veprimtaritë Komunale”: SQARIM PËRMBYLLES I OPINIONIT NDAJ DEKLARATËS SË SHPK “UJËSJELLËS DHE KANALIZIM”

I nderuar drejtor Arjan Lamoviq,

Se pari t’i sqarojmë gjërat:

  1. Ka vetëm një kontratë që e njeh ligji, Neni 21,Ligji per Veprimtaritë Komunale, kontrata e besueshmerise, e cila duhet të kalojë ne kuvendin komunal (e keni pa pelqimin e kuvendit komunal), shkelje ligjore e ekzekutivit dhe duhet te jete ne perputhje me rendin komunal i miratuar nga kuvendi, shih kujt ja ka percaktu Sekretari për Çështje Komunale, Neni 30, d.m.th. prapë shkelje ligjore .

Por gjithsesi jeni te avancuar ju si ndërmarrje, po ashtu edhe SHPK Parking Servisi (të miratuar nga kuvendi), të cilëve ekzekutivi ju ka nënshkruar  kontratën e besueshmërisë ne krahasim me ne. Qe katër vjet punojmë pa shkelje ligjore te ekzekutivit dhe ku parashihen dënimet, Neni 67 – Ligji per Veprimtari Komunale.

  1. Ne bazë të kontratës së besueshmërisë miratohet programi – raporti vjetor i ndërmarrjes, po ashtu nga kuvendi, ku janë te parapara mjetet per mirëmbajtje te secilës ndërmarrje, Neni 46 – Ligji per Veprimtaritë Komunale, dhe në përputhje me mjetet dhe aktivitetet e parapara per mirëmbajtje, atëherë s’do shpërthenin kanalizimet. Sa per qartësi te opinionit te gjere Neni 4. i Ligji per Veprimtari Komunale thotë te alineja 2, e posaçërisht te alineja 3:

-Menaxhimi i ujërave te zeza

-Menaxhimi i ujërave atmosferik

Mbledhja, bartja dhe derdhja e ujërave atmosferik nga hapësirat e rregulluara publike te cilat jane te lidhura ne kanalizimin e ujërave atmosferik (qartë, shkurt, shqip).

Tjetër, ska parakusht per kontratë siç shpreheni Ju, sepse se njeh asnjë ligj i ndërmarrjeve komunale, ato ishin me ligjin komunal te vjetër te vitit 1995, por tani jemi ne vitin 2021 dhe gjerat kane ndryshuar, qe sigurisht nuk jeni i njoftuar.

Sa i përket programit tone, askund s’shkruan se duhet ti mirëmbajmë rrugët nga shpërthimet e kanalizimit, veprimtari qe me ligj ju takon juve dhe ku qytetaret dhe afaristët  faturohen, d.m.th. (manaxhimi i kanalizimit), ska gja falas, pra ne ato dite te nderuar pastruam mbetjet e kanalizimit qe faturohen nga ju ndaj secilit person fizik dhe juridik.

Problemi qendron te instutucioni mbikqyres dhe pergjegjes – policia komunale e cila ka per detyre qe secili qe shkakton derdhje ne rruget publike i rrin “Qederit” si i thone te moshuarit tone, dhe eshte bukur e shkruar ne Nenin 63 , Nenin 64 te Ligjit per veprimtari komunale dhe denimet qe jane te parapara po te ky ligj tek Neni 69.

I nderuar Drejtor, shok dhe miku im.

Jam tash pese vite ketu ne krye te ndermarrjes komunale dhe ende mesoj, lexoj, degjoj dhe kujdesem, qe bashke te vazhdojme te punojm per te miren e qytetit dhe qytetareve. Ne ato dite bashke me ju ishim ne kry te detyres por vet prap po e komentoj, ngatrresat ligjore i kemi te aktet te cilat ish ekzekutivi i ka ngatrruar sepse ashtu dikujt i ka interesuar, pra jam i gatshem qe ne mbledhjen e pare te kuvendit te ndrrohet rendi komunal  i cili aspak s’eshte ne perputhje me ligjin .

Me respekt,

Skender Kaleziqi, drejtori

SHPK Veprimtarite Komunale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa