DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK
Me respekt ndaj opinionit publik dhe si përgjigje ndaj përpjekjeve për ta politizuar çështjen e çmimores së ndërmarrjes sonë, kemi vendosur që përmes kësaj deklarate të sqarojmë disa fakte dhe të ofrojmë informata të sakta për qytetarët.
Pretendimet se ndërmarrja jonë aplikon ndër çmimoret më të larta në Mal të Zi nuk janë të sakta dhe përbëjnë një manipulim të fakteve. Përkundrazi, krahasuar me komunat bregdetare të Malit të Zi, çmimorja jonë mbetet më e favorshmja, cka deshmon dhe tabela ne vijim (të dhënat e marra nga shoqata e ndërmarrjeve komunale e Malit të Zi).

Për ilustrim, sipas çmimores së re, një banesë me sipërfaqe prej 60m², e cila deri më tani është faturuar me 5.46 euro në muaj, tani do të faturohet 7.77 euro në muaj.
Kjo rritje është plotësisht e arsyeshme dhe pasqyron rritjen e kostove të funksionimit, përfshirë rritjen e pagave, inflacionin, shtrenjtimin e derivateve të naftës, si dhe rritjen e kostove të mirëmbajtjes së mjeteve dhe pajisjeve teknike. Theksojmë që çmimorja e nuk ka pësuar ndryshim që nga viti 2008.
Më poshtë po paraqesim faturimin e objektit që ditëve të fundit është pjesë e fushatës mediatike kundër çmimores të ndërmarrjes tone.

Vërejtje: fatura e paraqitur siç do ta dëshmojmë më poshtë nuk ka rritje me çmimore të re por ndryshimi i
vetëm është mosparaqitja e apo shkelja e ligjit me sipërfaqe të objektit në fjalë deri në muajin prill 2026
ka pasë të paraqitur 250m² kurse ndryshimi i sipëfaqes është përmirësuar në bazë të matjeve të fundit të
Sekretariatit për urbanizëm e që dëshmon që ky objekt ka 694m² do të thotë 444m² më shumë sipërfaqe
të pa paraqitur.
Çmimorja e vjetër
694m²x0,24=166,56 eur x 4 muaj (qershor, korrik, gusht, shtator) = 666,24 eur
694m²x0,06=41,64 eur x 8 muaj = 333,12 eur
Totali vjetor – 999,36 eur
Çmimorja e re 2026
694m²x0,48=333,12 eur x 3 muaj (qershor, korrik, gusht) = 999,36 eur
694m²x0,021=14,57 eur x 9 muaj = 131,16 eur
Totali vjetor – 1.130,52 eur
Dallimi në nivel vjetor është 131,16 eur apo 13,12% më shumë.
Gjithashtu, dëshirojmë të sqarojmë se në rastet kur vetëm një pjesë e shtëpisë ose vetëm disa kate jepen me qira për turistë, vetëm ajo sipërfaqe do të faturohet sipas çmimit sezonal. Katet ose hapësirat ku banojnë pronarët ose që nuk shfrytëzohen për veprimtari turistike do të faturohen sipas çmimit të rregullt për amvisëri.
Këto të dhëna dëshmojnë qartë se nuk qëndrojnë pretendimet se çmimorja jonë është më e larta, prandaj nuk është e udhës që për hir të disa klikimeve të manipulohen faktet dhe të dezinformohen qytetarët e komunës sonë.
Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. I 17/22 të vitit 2022, anuloi urdhëresën e Qeverisë për metodologjinë e formimit të çmimeve për llogaritjen e mbartjes dhe deponimit të mbeturinave.
Në praktikë, kjo do të thotë se subjektet ekonomike u barazuan me personat fizikë, duke bërë që çmimorja ekzistuese për ekonominë të mbetet jashtë fuqisë juridike.
Pra, çmimorja nuk është një vendim i njëanshëm i ndërmarrjes, por një obligim që rrjedh nga urdhëresat qeveritare dhe që është aprovuar në qeveri.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve.
Për çdo paqartësi ose informatë shtesë, qytetarët mund të na kontaktojnë në adresën elektronike: info@komul.me








