Një nga tre llojet me rëndësi globale në deltën e lumit Buna është shqiponja e madhe e rosave (Aquila clanga).
Kjo shqiponjë e fuqishme e ngjyrës së errët arrin gjatësinë deri në 71 cm, gjerësia e krahëve është 157 deri në 179 cm dhe masën trupore deri në 2,5 kg.
Në Evropë shqiponja e madhe e rosave është një nga shpendët më të rrezikuar grabitqarë. Në zonën e “kontinentit të vjetër”, pa Rusi, kanë fole vetëm 70 çifte!