SHQYRTIM PUBLIK: PLANI DETAL “MERAJA 1”

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitSipas Projektit të planit Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Meraja 1” në Ulqin

– Me Vendimin mbi caktimin e Projektit të Planit Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Meraja 1” në Ulqin i nxjerrë nga ana e Kryetarit të Komunës, nr. 01-722/14 i datës 05.05.2014 është vendosur që Projekti i Planit të qitet në diskutim publik.

– Diskutimi publik do të zgjasë 15 ditë, duke filluar nga data 06.05. 2014 deri, me datën 21.05. 2014.

– Prezantimi i Projektit të Planit me qëllim të shikimit publik të të interesuarve do të jetë në zyren nr.71 të Komunës së Ulqinit në katin e I (parë).

– Shikimi në Projektin e Planit të ekspozuar do të bëhet çdo ditë në orarin 11,00 deri në 14,00 ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Sekretariatit për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem me qëllim të dhënies së mendimeve profesionale për pjesëmarrësit e interesuar të diskutimit publik.

– Shqyrtimi kryesor publik i planit, ku përpunuesi do të japë sqarime profesionale dhe përgjigje në pyetjet e mundshme, do të mbahet, më 16.05. 2014 dhe fillon në orën 11,00 në sallën e madhe të Komunës.

– Të gjithë pjesëmarrësit në diskutimin publik që do të kenë vërejtje në zgjidhjet e propozuara sipas planit munden që vërejtjet t veta t’i dorëzojnë në formë të shkruar deri, më 21.05. 2014 në Sekretariatin për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem.

Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem,

Mustafa Gorana, inxh.dipl.mak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi