Shqyrtim publik: PLANI HAPËSINOR-URBANISTIK I ULQINIT

SHQYRTIMI PUBLIK

Për draftin e PHU të komunës së Ulqinint dhe për draftin e raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent

 Shqyrtimi publik do të mbahet në organizim të Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm dhe Komunës së Ulqinit .

Qëllimi i shqyrtimit publik është që në mënyrë të organizuar të njoftohet publiku me draftin e planit dhe me propozimet e planit si dhe me draftin e raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent. Nga Shqyrtimi publik pritet që t i nxisë profesionistët dhe publikun e gjërë që të kyçen dhe të japin propozimet konkrete mendimet dhe komentet.

Gjatë Shqyrtimit publik në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit do të organizohen prezantime dhe tryeza e rrumbullakët për Draftin e dokumentit planifikues dhe draftin e raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent.

Prezantimi do t ë mbahet :

– Në Ulqin,të merkuren, më 23.07.2014 prej 13-15 h, në sallen e madhe të Kuendit të Komunës së Ulqinit,
– Në Katërkollë, të enjten, më 24.07.2014 prej 11-13 h në sallën e kinemasë.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet:
– të enjten, më 07.08.2014 prej 11-13 h në salën e vogël të Kuvendit të Komunës.

Me qëllim të sigurimt të kushteve optimale për dhënien e vërejtjeve dhe sygjerimeve nga ana e subjekteve të ineresuara, drafti i planit hapsinorë i komunës së Ulqinit dhe drafti i raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent do të jenë në dispozicion të publikut gjatë kohës së zgjatjes së shqyrtimit publik në:

– Ministrinë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm , Podgorica,IV Proleterske brigade nr. 19 zyra nr.309, prej 10-13 h
– Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Ulqinit,çdo ditë prej 11-13 h

Drafti i planit hapësinor i komunës së Ulqinit dhe drafti i raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent do jenë të paraqitur më poshtë si dhe në web sajtin e Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm /www.mrt.gov.me, kurse vërejtjet dhe sygjerimet mundë të dërgohen përmes e-mail-a: javna.rasprava@mrt.gov.me ose direkt në arkivin e Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm dhe në arkivin e Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…