Shqyrtimet publike për buxhetin e sivjetshëm të komunës së Ulqin mbahen këto ditë në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Mbrëmë për këtë dokument është diskutuar në bashkësinë lokale Shtoj, sonte në Katërkollë për të do të njoftohen qytetarët e zonës së Anës së Malit, derisa për qytetarët e rrethit të ngushtë të qytetit shqyrtimi publik do të mbahet nesër mbrëma, në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit.
Buxheti i Ulqinit për këtë vit është planifikuar në rreth 8,6 milion euro, ku gati një e treta është parashikuar për investime.
Pritet që këto ditë Ministria e financave të jap pëlqimin për këtë akt, derisa miratimi në Parlamentin komunal të bëhet deri në fund të marsit.