Shqyrtimi publik: KONSENZUS I ULQINAKËVE RRETH VALDANOSIT DHE KRIPORES

Shqyrtimi publik, Javna raspravaPesë orë ka zgjatur të mërkurën në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit shqyrtimi publik për Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare.

Me mbushjen e sallës Ulqinakët treguan përgjegjësi ndaj dëshirës që vet të planifikojnë hapësirën e vet, e jo ashtu si ju serojnë Qeveria dhe Ministria kompetente e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit. Sepse, ky plan përfshinë tërë territorin e Ulqinit.

Ajo çfarë u dëshmua edhe një herë është konsensusi i plotë në mes të administratës lokale, sektorit civil dhe qytetarëve kur bëhet fjalë për zonën e Kripores dhe Valdanosit. Të gjithë ato kundërshtuan dëshirën e propozuesit të planit që në Kripore të ndërtohen 1500, ndërsa në Valdanos 900 shtretër.

Përndryshe, në disa pjesë, siç është rasti me Plazhin e madh, Plani për zonën bregdetare ofron zgjidhje më cilësore se Drafti i planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit.

Vërejtje të mëdha për këtë plan kishin edhe banorët e komunave tjera bregdetare.Plani Valdanos, Plan Valdanos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…