Vetëm katër persona kanë marrë pjesë të premten në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit në shqyrtimin publik për tekstin e Projekt ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe ekspozimin publik të simboleve kombëtare të cilin e organizoi Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë në Qeverinë e Malit të Zi.
Shqyrtimi publik për këtë Projektligj do të zgjas deri me 13 nëntor të vitit 2013, shtuan nga Ministria.