Shqyrtimi publik për buxhetin e vitit 2018: PA NJOFTIM NË FAQE TË KOMUNËS

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit të premten u mbajt shqyrtimi qendror publik për Projekt buxhetin e kësaj vetëqeverisje vendore për vitin e ardhshëm, por njoftimi për mbajtjen e kësaj ngjarje nuk është publikuar në faqen e Komunës.

Nga organizatat joqeveritare thonë se jotransparenca e tillë për këtë ngjarje me interes të madh për komunitetin lokal nuk është parë deri tani.

Këshilltari në Kuvendin komunal Hajredin Kovaçi tha se të enjten u mbajt shqyrtimi publik për buxhetin e vitit 2018 edhe në Katërkollë, por as ai për këtë gjë nuk është njoftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…