Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur të enjten në shqyrtimin publik mbi Draftin e planit strategjik të zhvillimit të komunës së Ulqinit deri në vitin 2020.
Shumica kërkuan që të mbrohet gjiri i Valdanosit, me Mendër dhe Mavrian, ndërsa ish pronarëve të ju mundësohet kthimi i pronës së marr në mënyrë që të revitalizojnë ullishtat.
Me këtë dokument është planifikuar që në territorin e komunës në pesë vitet e ardhshme të realizohen 63 projekte, me vlerë 67 milion euro.
Menaxheri i komunës Omer Bajraktari ka thënë se do të shtyhet kohëzgjatja e shqyrtimit publik, derisa kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti ka shtuar se qytetarët kanë të drejtë të japin vërejtje deri në momentin kur ky plan të miratohet në Parlamentin lokal.
Pritet që ky dokument i rëndësishëm të sillet para Planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit.