Shtabi i Komunës: PAKETA PËR LYPËSIT, NDALOHET HYRJA NË ADË, PUNËTORËT TRANSPORTOHEN NË BOZHAJ

prosjakTë hënën Skuadra për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Ulqinit miratoi dhe realizoi një sërë masash dhe aktivitetesh.

Siç tha për Portalin Ul-info kryetari i Shtabit dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, përmes pikës kufitare Bozhaj – Hani i Hotit u sigurua largimi i 80 punëtorëve të përkohshëm nga Shqipëria të cilët ndodheshin në Ulqin.

Njëkohësisht u ndanë paketat për lypësit, si dhe u vazhdua ndarja e paketave për më të varfërit në bashkëpunim me Qendrën për Punës Sociale dhe Drejtorinë e Policisë të Malit të Zi – Njësia Ulqin, në mënyrë që të largohen lypësit nga vendet publike dhe në këtë mënyrë të parandalohet përhapja e koronavirusit.

U miratua edhe vendimi për ndalimin e hyrjes në Adë, përveç për ato persona të cilët në atë zonë kanë objektet e tyre.

Ekipi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i tërheq vëmendjen subjekteve juridike te cilët në objektet e tyre ofrojnë shërbime nga aparatet per kafe(pika karburanti etj) që rreptësisht t’u përmbahen masave dhe urdhëresave te Ekipit Koordinues Nacional e që i përkasin mbajtjes së distancës sociale dhe grumbullimit të më shumë se dy personave ne objekte ose në hapësirën publike para tij.

Shkelja e këtyre rregullave do te ndëshkohet nga organet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet