Në takimin e inicuar nga nënkryetarja e Komunës H. Gjoni edhe njëherë u fol për angazhimin e të gjitha strukturave në fikjen e zjarri që goditi më 26 shtator ullishtën e Ulqinit ,për funksionimin e shtabit të emergjencës gjatë tërë atyre ditëve dhe për masat që duhet ndërmarrë komuna që të jetë sa më e përgatitur në raste të tilla apo të ngjashme me këtë. Ishte konstatim i përgjithshëm se sejcili subjekt qoftë i nivelit shtetëror , komunal , Ndërmarrje Publike apo qytetarë, ka dhënë ndihmesë të pakursyer në fikjen e zjarrit. Analizat detale që do të pasojnë nga subjektet përkatës, respektivisht konkluzat e tyre , duhet të korporohen në dokumentet e komunës sic janë Planet e Akcionit dhe dokumetet e tjerë dhe të shërbejnë për të ardhmen në situata të tilla.Shërbimeve përkatëse u mbetet që të vlerësojnë dëmet të cilat padyshim janë të mëdha. Rëndësi e vecantë sipas diskutuesve duhet kushtuar gjithnjë masave perventive,por sic u tha edhe me këtë rast koordinimi i mirë i përbashkët dhe në kohë jep rezultate. Në takim nuk munguan falenderime për skuadrën tonë të zjarrfikësave, për kolegët e tyre , për pjestarët e Ushtrisë, Drejtorinë e sigurisë detare, asaj për situata të jashtëzakonshme , policisë së Ulqinit dhe sherbimeve të ndryshme komunale. Falenderim iu dha dhe mjeteve të informimit për raportim rreth ngjarjes









