Gjendja në Kriporen e Ulqinit po përkeqësohet, ndërsa Qeveria me vullnet të vogël politik mund ta mbrojë, vlerësoi ish ambasadorja Gjermane në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker dhe theksoi se Kapitulli 27 nuk guxon të hapet gjersa të mbrohet kjo zone.
Shtajnaker, e cila është themelues i Shoqatës dr. Martin Shnajder Jakobi, në konferencën për media të Koalicionit 27, të cilin e përbëjnë 20 organizata joqeveritare ekologjike, tha se Kriporja e Ulqinit në Evropë dhe jashtë saj u njoh si vend i jashtëzakonshëm i biodiversitetit.
Ajo mendon se Qeveria bëri shumë pak të mbrojë këtë hapësirë.