Në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin prindërit në të ardhmen do të kenë mundësi që falas të bëjnë ultrazërin e këllqeve për më të vegjëlit, mëson Portali Ul-info.
Caktimi i kontrollit bëhet në Departamentin e pediatrisë, ndërsa kontrollet i bënë dr. Pavle Marnikoviqi.
Ministria e shëndetësisë solli vendimin që, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të fëmijëve, çdo pediatër duhet të kalojë edukimin shtesë për ultrazërin e këllqeve.